Dogjën goma para Parlamentit, Policia e Tiranës arreston 10 protestues

Paraditen e së enjtes përpara Parlamentit, Rithemelimi zhvilloi një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas investigimit të RAI3.

Tubimit iu bashkua mbështetës të opozitës dhe qytetarë.

Protesta është shoqëruar edhe me momente tensioni mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Protestuesit përdorën sërish shishe molotov si dhe i vunë zjarrin gomave të automjeteve.

Rahoveci INFO mëson se 10 protestues të cilët kanë qenë sot në tubimin përpara Parlamentit janë shoqëruar nga Policia. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për akte dhune e kundërshtim të forcave të rendit gjatë protestës.

Mësohet gjithashtu se në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj dhe kryetari i PD Dega Kashar.

Lajmet Dogjën goma para Parlamentit, Policia e Tiranës arreston 10 protestues >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>