Dogjën goma para Parlamentit gjatë protestës, policia shoqëron edhe Sali Lushajn, babanë e Stresit

Dhjetë persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, të cilët ishin pjesë e protestës para Parlamentit, të organizuar nga Rithemelimi.

Protestuesit janë shoqëruar për aktet e dhunës dhe mosbindje ndaj policisë. Në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj, ish-truprojë e Sali Berishës dhe njëkohësisht babai i reperit “Stresi”, Arkimed Lushaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe kryetarin e PD-Rithemelimit Dega Kashar.

Mësohet se ata janë lënë të lirë pas shoqërimit ku fillimisht janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Gjatë protestës së thirrur nga opozita pas publikimit të investigimit të RA3, qytetarët u përplasën me forcat e policisë si dhe dogjën gomat e makinave.

Lajmet Dogjën goma para Parlamentit gjatë protestës, policia shoqëron edhe Sali Lushajn, babanë e Stresit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>