Dogana e RMV-së konfiskoi goma për vetura

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar goma të përdorura për vetura të cilat kanë qenë të destinuara për në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Maqedonisë një pjesë e mallit është konfiskuar për shkak se nuk kanë pasur deklaratë doganore.
“Ekipi ka sekuestruar goma të përdorura, destinuar për importues nga Shkupi, pasi është konstatuar se një pjesë e mallit nuk është e mbuluar me deklaratën doganore”, thonë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.