Do kryenin atentate me eksploziv/ Në pranga dy vëllezër nga Shkodra, janë nipat e…

Jesar Shabaj, 20 vjeç banues në Tiranë, por edhe në Postribë, Shkodër, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, Jasar Shabaj, 23 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kishin planifikuar që të kryenin atentate me eksploziv.

Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Brothers’ ka sekuestruar 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Dy vëllezërit dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë.

Minat përgatiteshin në mënyrë artizanale për t’u përdorur më vonë për atentate.

Dyshohet se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm. Dy të rinjtë janë nipat e ish kreut të njësisë Administrative Postribë, Altin Shabaj.

Lajmet Do kryenin atentate me eksploziv/ Në pranga dy vëllezër nga Shkodra, janë nipat e… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>