Djali i Trump sonte në Beograd, Vuçiq e pret me mish derri: Marrëzi t’i ofrojmë karkaleca deti dhe kocë

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhë të shkurtër kohe. Herën e fundit ai ishte në 11 mars.

Vëtë Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe ushqimin që do të hanë së bashku në një darkë posaçërisht për Donald Trump Jr.

“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti dhe kocë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker