Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, do të garojë për deputet
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjekt politik që një prej themeluesve të saj e kishte babanë e tij.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka uruar mirëseardhje Krasniqit.
“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!Mirë se vjen, Altin!”, ka shkruar Memli Krasniqi.
Në anën tjetër Altini ka përmendur kontributin e babait të tij, duke u zotuar se do të ia trasojë rrugën e tij.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi aktualisht ndodhet në Hagë si i akuzuar për krime lufte.
Krasniqi ishte një prej anëtarëve të parë të PDK-së, derisa u largua nga ky subject politik dhe i ishte bashkuar NISMËS./21Media