Divorcohen Meta dhe Kryemadhi, Presidenti i PL: Monika është tashmë ish-bashkëshortja ime
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë ka konfirmuar mbrëmjen e sotme zyrtarisht ndarjen me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Ilir Meta është shprehur se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.
Meta bëri me dije për herë të parë, duke konfirmuar me zë dhe figurë, se ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin.
I ftuar në emisionin e Çim Pekës, ai ka thënë se kërkesën për ndarje e ka adresuar dhe në rrugë zyrtare, pra duke e bërë fakt prishjen e martesës në gjykatë. Ilir Meta zbuloi se idenë për divorc ia ka kërkuar dhe djali kohë më parë, për shkak të përplasjeve e debateve në çift.
“Pas kësaj deklarate, zonja kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Kam ndjekur dhe rrugën zyrtare, por për shkak të pushimeve kombëtare. Për këtë kam njoftuar dhe djalin tim, Besar Ilir Meta, se ai ma ka hedhur këtë ide. Më ka thënë ju kur keni kaq shumë përplasje…”, u shpreh Ilir Meta.
Lajmet Divorcohen Meta dhe Kryemadhi, Presidenti i PL: Monika është tashmë ish-bashkëshortja ime >> Rahoveci INFO.