Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve / Hovenier diskuton me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në një aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve.

Ai në një diskutim me nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” ka folur për rëndësinë e kontrollit të fakteve në Kosovë.

“Krenar për punën e Ambasadës sonë për të mbështetur edukimin mediatik si një nga mjetet kryesore në fuqizimin e njerëzve për të luftuar dezinformimin.”

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve, për çka Hibrid.info dhe ambasada amerikane kanë shënuar disa aktivitete informuese dhe edukative.

“Si pjesë e angazhimit tonë, kemi organizuar një aktivitet të veçantë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Sami Frashëri, ku Ambasadori Jeffrey M. Hovenier ka pasur një diskutim me nxënësit e kësaj shkolle rreth rëndësisë së kontrollimit të fakteve dhe zhvillimin e mendimit kritik”.

Lajmet Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve / Hovenier diskuton me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>