Dita e ndeshjeve, dy përballje të zjarrta

Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligës, të vlefshme për xhiron e 23-të.

Xhiro e 23-të filloi dje, ku Ferizaj fitoi 3-1 ndaj Suharekës, ndërsa sot pritet të luhen dy lojë tjera, secila më e fortë se tjetra.

Në ndeshjen e parë, kampioni aktual, Ballkani e pret Prishtinën në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”.

Ndeshja e dytë, por jo nga rëndësia është ajo në mes të Llapit dhe Dritës, e cila do të luhet në stadiumin Zahir Pajaziti.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker