Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

Në këtë ditë simbolike, presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, u shpreh ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker