​Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë datë të shënuar, Begaj takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënës të shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shpreh vlerësim për vlerat e bukurinë e gjuhës shqipe ndërsa shpreh zotim për ta çmuar dhe për t’ju dedikuar në të ardhmen.

“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.

Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.

Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë”, shkruan Begaj.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. 22 nëntori është shpallur festë kombëtare. Ky hap u paralajmëruar nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Samitit të Diasporës, që u mbajt në Tiranë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker