Distria Krasniqi e artë në Grand Slam të Parisit

Distria Krasniqi ka vazhduar me rezultate kulmore, duke dëshmuar se është xhudistja më në formë. Krasniqi sot është stolisur me medalje të artë në turneun Grand Slam të Parisit, një ndër turnetë më prestigjiozë në sportin e xhudos.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp në kategorinë -52 kilogramë.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Xhuditja jonë u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francezes Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Lajmet Distria Krasniqi e artë në Grand Slam të Parisit >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!