Diplomimi i kadetëve të FSK-së / Maqedonci: S’është e lehtë pesha e uniformës që bartni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar kadetët e rinj të FSK-së, të cilët diplomuan sot, duke u thënë se e kanë mbështetjen e popullit, por edhe të tij.

Ai u është drejtuar atyre duke u thënë se nuk është e lehtë pesha e uniformës që do të bartin, por siç u shpreh, pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

“Dua t’ua uroj diplomimin dhe dijeni se e keni përkrahjen e popullit dhe gjithmonë do ta keni përkrahjen time. Në këtë rast falënderoj familjarët tuaj për mbështetjen që u kanë dhënë, e di se nuk është lehtë, mbështetja e një kadeti në zhvillimin e tij profesional  nga familja është jetike dhe është instrumentale për suksesin në vazhdim”.

“Nuk është e lehtë as pesha e uniformës që bartni, por pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut. Nuk ka asgjë që vlerësoj me shumë sesa betimin tuaj për t’iu përkushtuar atdheut, nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju  këtu sot e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa rritet dhe zhvillohet”, u shpreh ai.

Lajmet Diplomimi i kadetëve të FSK-së / Maqedonci: S’është e lehtë pesha e uniformës që bartni >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>