Diplomatët dhe zyrtarët kosovarë mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshje zyrtare me Arabinë Saudite për lirim nga vizat për ata që janë ta pajisur me pasaporta diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja është nënshkruar sot në Riad nga zv.ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij Waleed Abdulkarim El Khereiji.

“Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në njoftim.

“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Pasaportave Zyrtare”, përfundon komunikata.

Lajmet Diplomatët dhe zyrtarët kosovarë mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>