Digjet xhamia në Bulqizë, të paqarta shkaqet

Xhamia e fshatit Shupenzë në Bulqizë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve është dëmtuar çatia dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Mësohet se në kohën kur ka rënë zjarri nuk ka patur besimtar brenda.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës Bulqizë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Momentalisht dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e lënies ndezur të ndonjë ngrohëse, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe nga elektriciteti./vizionplus