Digjet vetura e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Vetura e Gorski Guriqit

“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: ‘mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj’”, shkroi Vokrri, raporton Klan Kosova.

Vetura e Gorski Guriqit

“Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës”, tha mes tjerash ai në Facebook.

“Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona”, shtoi zëvendësministri.

Lajmet Digjet vetura e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>