Digjen dy vetura me tabela serbe në veri të Mitrovicës, policia ende s’ka të dyshuar
Dy vetura me targa serbe janë djegur sot në orët e para të ditës në Mitrovicën e Veriut, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar për mediat se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj është përfshirë edhe një tjetër.
“Sot me datë 01.06.2024 reth orës 02;25 në rr. Kral Petri, në Veri të Mitrovicës vetura e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C Clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar, ku e kanë njoftuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet “zjarrvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë ai.
Lajmet Digjen dy vetura me tabela serbe në veri të Mitrovicës, policia ende s’ka të dyshuar >> Rahoveci INFO.