‘Diçka po zihet’, Limaj, Lushtaku, Grabovci e Buja i shkojnë në konak deputetit të PDK-së


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka njoftuar se i ka mikëpritur në shtëpinë e tij disa nga ish figurat e rëndësishme të UÇK-së.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se në shtëpinë e tij ka pritur disa nga akterët e luftës, që më vonë u bënë pjesë e politikës.
Ndër figurat e rëndësishme që u mblodhën tek Kastrati, vërehen të jenë ish shefi i deputetëve të PDK-së Adem Grabovci, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ish deputeti dhe pjesëtari i UÇK-së Gani Koci.
Postimi i plotë:
Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare.
UÇK NA BASHKON!
Mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia de PAVARËSINË.
Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike të cilat do prodhojnë perspektiva zhvillimore për ekonominë dhe mirëqenien sociale të këtij vendi.
UÇK NA BASHKON!