Diaspora “vota e artë” për zgjedhje

Regjistrimi i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po vazhdon, megjithatë mërgata jonë nuk fsheh mangësitë e këtij procesi. Ata vlerësojnë se qytetarët që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe mund të kenë probleme në disa pyetje që nuk janë shumë të qarta.

Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë që diaspora mund të shfrytëzojë të drejtën që të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërkaq vota e tyre po vazhdon të shihet si votë e artë nga partitë politike.

Kryeministri Kurti derisa u bëri thirrje mërgatës që të shfrytëzojnë këtë mundësi, theks të veçant i dha edhe kërkesës për dyfishimin e votave.

“Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetueshmërinë, sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cepë më cepë si asnjëherë më mirë, e paramendoni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju me na i dyfishu me i ba 74 mijë”, tha Kurti.

Partitë poltike kanë filluar ta duan më shumë diasporën në kohë të fushatës parazgjedhore, madje e gjithë vëmendje është kthyer tek ta. Por megjithatë mërgata jonë nuk fsheh mangësitë e këtij procesi. Lon Karrica vlerëson se ata qytetarët që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe mund të kenë probleme në disa pyetje që nuk janë shumë të qarta.

“Diapora i ka marrë me seriozisht këtë proces, shumica janë regjistruar. E kemi marrë këtë proces seriozisht pasi që edhe ne jemi pjesë e Kosovës, asnjëherë sjemi shkëput nga ajo dëshirë. Gjithsesi shumica jemi të informuar dhe të regjistruar. Mangësitë kanë qenë në disa procedura, mbajtja e letënjoftimit, në këtë formë ose në këtë formë që për të moshuarit mund të jenë probleme. Edhe pse une e zotëroj internetin prap kam has në vështirësi, mu është kthyer njëherë negative, janë disa pyetje të paqarta. Kanë problem njerëzit që ndoshta jo shumë mirë e kuptojnë gjuhën shqipe”, tha Karrica për rtv21.

Për herë të parë diaspora do të votojë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 22 shtete. Rrahim Hyseni tha se tashmë do të ndërmarrin të gjithë hapat që në këtë proces të përfshihet e gjithë diaspora.

“Jemi shumë aktiv dhe insistojmë që të gjithë shqiptarët të votojnë për zgjedhjet në Kosovë dhe sigurisht që vota jonë është shumë e rëndësishme sepse kemi qenë krah i djathtë i Kosovës tash e një kohë të gjatë. Deri ditën e djeshme kanë qenë 60 mijë persona të lajmëruar”, tha Hyseni për rtv21.

Gjithsej të drejtë vote në diasporë kanë rreth 47 mijë qytetarë. Votimi jashtë vendit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahet me 8 shkurt 2025, apo një ditë para se të hapen kutitë e votimit në Kosovë./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker