Dialogu Kosovë – Serbi / Plani franko-gjerman u pranua, por nuk u zbatua

Një vit pas dakordimit për planin franko-gjerman dhe më pas aneksit të zbatimit, procesi i dialogut ka mbetur tek diskutimet për sekuencim të marrëveshjeve, ide e cila nuk po arrinë të sjellë pajtim që palët t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Njohës të procesit të dialogut thonë se në këtë periudhë edhe ndërmjetësi edhe palët kanë dështuar, ndërsa defekti thonë se qëndron edhe tek marrëveshjet të cikat janë shumë përgjithësuese dhe nuk tregojnë detaisht rrugën drejt zbatimit.

Plani franko-gjerman ekzistenca e të cilit u mohua për javë të tëra nga krerët e shtetit, u kthye në marrëveshje pa nënshkrim një vit më parë.

Pa nënshkrimin të cilin e refuzoi Serbia, diplomati spanjoll Josep Borrell, kishte deklaruar se “Palët shprehen gatishmërinë e tyre që të ecin drejt implementimit të marrëveshjes”.

Planit 11 pikësh të cilin BE por edhe SHBA e cilësojnë marrëveshje u publikua menjëherë në faqen zyrtare.

Marrëveshjes bazë iu shtua edhe aneksi i zbatimit i dakorduar më 18 mars në Ohër.

Pala serbe insiston se nuk e zbaton tërësisht marrëveshjen, ndërsa Kosova në nënshkrim, duke mbajtur pezullur edhe propozimi perëndimorë për formim të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

As tensionet nuk mungua, madje më 24 shtator në Zveçan u krye sulm terrorist ku u vra polici, Afrim Bunjaku. Shto këtu edhe dhunën ndaj para objekteve të komunave veriore, ku nuk u kursyen as ushtarët e KFOR-it, gazetarë e madje edhe civilë.

Në këtë periudhë sipas analistëve zvarritja erdhi për shkak të qasjes së palëve, por edhe për shkak të defekteve që përmbajnë marrëveshjet.

Visar Ymeri, Analist ka thënë se “Aneksi i Ohrit ka pasur ambicie shumë më të mëdha dhe pastaj ka përfunduar në njëfarë teksti edhe më të përgjithësuar sesa që është marrëveshja, gjë që nuk kryen kurrfar pune. Sepse aneksi ka qenë dashur me i parapa saktë hapat se si do të zbatohen pikat e marrëveshjes, dhe pastaj organizimin e këtyre ose ekzekutimit të shpërblimeve për palët, ose sanksione për palët nëse nuk e zbatojnë e kështu me radhë”, raporton Dukagjini.

Se a do të ketë zbatim të shpejt të planit franko-gjerman, Ymeri thotë se varet nga vullneti i palëve.

Visar Ymeri, Analist ka thënë se “Kanë folur 27 vende anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e ndërrojnë ato mendjen nesër, veç pse ne këtu nuk kemi dashur ose në Beograd nuk kanë dashur me e zbatu.”

Ymeri, është i mendimit që implementimi i marrëveshjeve dhe përfundimi i procesit të dialogut më shumë i intereson Kosovës sesa Serbisë gjë që e vendos Kosovën në pozitë jo të barabartë dhe krijon disavantazhe.

Lajmet Dialogu Kosovë – Serbi / Plani franko-gjerman u pranua, por nuk u zbatua >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>