Dialogu Kosovë-Serbi, Kasapolli: Kurti, Vuçiq e Lajçak nuk kanë qenë të interesuar për marrëveshje

(Lajm i përditësuar)

Dialogu Kosovë-Serbi, Kasapolli: Kurti, Vuçiq e Lajçak nuk kanë qenë të interesuar për marrëveshje

Gëzim Kasapolli ish-ambasador i Kosovës në ”Click” të RTV21 tha se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi nuk ka pasur inters për marrëveshje nga të tre akterët, Kurti, Vuçiq e Lajçak.

”Problemi më i madh është nga të re akterët Kurti, Vuçiq e Lajcka asnjëri nuk kanë qenë të interesuar për marrëveshje për shkak të interesave të veta”, tha Kasapolli.


Sadiku: Për katër vjet ne nuk kemi pasur fare politikë të jashtme

Analisti politik, Arbnor Sadiku në ”Click” të RTV21 tha se situata në të cilën gjendet Kosova në raport me ndërkombëtarët është si pasojë e politikës të jashtme.

Ai gjithashtu tha se brenda katër viteve Kosova nuk ka pasur fare politikë të jashtme.

”Kosova ka gabuar në politiken e brendshme që është reflektim direkt në politiken e jashtme”, tha Sadiku.


Kasapolli: Hovenier nuk iu drejtua qeverisë, por popullit që të kenë kujdes

Gëzim Kasapolli ish-ambasador i Kosovës në ”Click” të RTV21 duke komenuar deklaratat e ambasadorëve drejtuar Kosovës teksa e ka veçuar atë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria nuk e kanë të qartë seriozitetin e situatës.

”Kjo Qeveri ka hipur në trenin e gabuar dhe dëshiron të arrijë në stacionin në të cilin dëshiron të arrijë”, tha Kasapolli, teksa shtoi se ”është kontrabanduar edhe brenda”.

Ai gjithashtu tha se deklarata e Hovenier ishte për popullin, jo për qeverinë.

”Deklaratë e drejtuar popullit sepse zgjedhjet janë afër që të ken kujdes se kush po ju prinë”, tha Kasapoolli.


Sadiku: Deklarata e sotme e Hovenierit dëshmon se Kosova nuk ka raporte të mira me SHBA-të

Analisti politik, Arbnor Sadiku në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e sotme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili tha se ”Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, deklaratë kjo e bërë lidhur me integrimin e Kosovës në BE.

Sipas Sadikut, kjo deklaratë e dëshmon se Kosova nuk ka raporte të mira me SHBA-të, dhe se ka hyrë ”në një rrugë qore”./21Media

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker