Dialogu, Hoxhaj: Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës janë Marrëveshja e Brukselit, Ohrit dhe draft-statuti i Asociacionit

(Lajm i përditësuar)


Dialogu, Hoxhaj: Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës janë Marrëveshja e Brukselit, Ohrit dhe draft-statuti i Asociacionit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21   tha se nëse subjekti politik ku ai bën pjesë vjen në pushtet atëherë do të zbatojnë vetëm ato marrëveshje ndërkombëtare që kanë karakterin e obligimit ndërkombëtar.

Ai komentoi edhe Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit e draft statutin për Asociacionin duke thënë se janë dëmi më i madh që i janë bërë Kosovës përmes dialogut.

“Ne mendojmë që Bashkimi Evropian nuk duhet ta ketë më vetëm rolin e lehtësuesit në dialog por të ndërmjetësuesit në dialog. Ne nuk mundemi të vazhdojmë pas Banjskës të pretendojmë që dialogu duhet të vazhdojë pa kufi, duhet të ketë fokusin kryesor që të arrihet një marrëveshje në vitin 2026 e cila do të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët në qendër. Ne nuk kemi çka të zbatojmë as ato çka thotë BE pa e marrë njohjen e ndërsjellët , nuk mundet askush në Qeverinë e Kosovës të formojë asociacion që në mënyrë reciproke t’i njeh simbolet. Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës në këto dy tre vitet e fundit me dialog, është Marrëveshja e Brukselit , aneksi i Ohrit është draft-stauti i Asociacionit. Prandaj ne qëndrojmë të qartë se si e shohim vazhdimin e dialogut përpara, por për më shumë ne nuk e shohim dialogun si një temë të një njeri të një partie politike, por si një temë që duhet ta mbyllim të gjithë së bashku.”, tha Hoxhaj


Hoxhaj: Me Kurtin Kosova nga vend demokratik është bërë autoritar

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21  u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8 shkurt. Sipas tij situata në Kosovë u përkeqësua për katër vjet sa ka qeverisur Kurti.

“Nuk ka ndonjë projekt të vetëm kur ne e kemi parë kryeministrin Kurti që ta vendos një gurthemel dhe ta prej ndonjë shirit.”, u shpreh ai.

Hoxhaj përmendi edhe raportet me ndërkombëtarët.

“Në planin e jashtëm për pesë vjet nuk ka asnjë nnojohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, BE e ka nën sanksione Kosovën, SHBA e injorojnë çdo kërkesë të Kosovës. Dhe se zoti Kurti ka marrë një vend i cili në vitin 2021 ka qenë demokratik është një vend i cili është më shumë  autoritar në sjelljen e tij të brendshme dhe të jashtme. “, tha  Hoxhaj.

Madje kur iu përmendën shtesat e fundit që iu dhanë fëmijëve dhe pensionimeve tha se edhe këtë gjë edhe autoritarët.

“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptu, ne jemi në terren ata që kanë mbështetur në vitin 2021 nuk do ta mbështesin më zotëri Kurtin.”, shtoi Hoxhaj.


Hoxhaj: Bashkësia Ndërkombëtare nuk i beson Kurtit dhe Osmanit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me ndërkombëtarët. Ai tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që bashkësia ndërkombëtare të mos i besonte institucionet e Kosovës.

“Çfarëdo që të ketë thënë Zonja Osmani, zotëri Kurti të tjerët që përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës nuk i beson askush. Kredibiliteti është instrumenti më i rëndësishëm të funksionimit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Prandaj edhe nuk ka ndodh ndëshkimi i Serbisë, prandaj edhe Qeveria ka dështuar ta ngarkojë Serbinë për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, prandaj edhe përsëritja e një akti terrorist mbi kanalin e furnizimit me ujë e me drita sikurse Ibër- Lepenci dhe dilema që është përhapur në qarqet diplomatike se çfarë ndodhi, që në çdo vend demokratik të botës po të ketë ndodhur një dilemë e tillë nga media apo nga njerëz që kanë kredibilitet do të binte qeveria , do të binte krizë.”

Ai tha se nuk ka pasur asnjëherë një situatë të ngjashme në Kosovë.


Pa rrymë, Hoxhaj krahason situatën me kohën e pasluftës: Tregon gjendjen e mjerë në të cilën gjendet vendi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 komentoi situatën e krijuar me energjinë elektrike, ku një vendi po përballet me mungesë të saj.

Hoxhaj tha se gjendja aktuale kur njerëzit nuk kanë drita dhe nuk kanë energji të ngrohet, tregon atë se si e ka lënë vendin kjo Qeveri.

“ Nëse gjatë këtyre katër viteve të fundit do të zbatohej ai partneriteti me një kompani të madhe amerikane e cila do të duhet të ia ofronte Kosovës edhe një mbështetje afatgjate ose edhe afatmesme deh të bëheshin renovimet e domosdoshme në Termocentralet Kosova A dhe Kosova B ne nuk do ta kishim këtë gjendje në vend, prandaj edhe kur jemi në frymën e fushatës parazgjedhore, qytetarët e Kosovës duke mos pasur drita duhet ta ndajnë mendjen që ta bjënë ndryshimin e madh politik në vend që do të ius jell edhe energji edhe drita”, tha Hoxhaj.

“Kjo sot është maja e Ajsbergut, mungesa e dritave tregon gjendjen e mjerë politike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën gjendet vendi”, shtoi Hoxha

Ai u zotua se nëse subjekti politik ku bën pjesë do ta heq terrin në politikën e Kosovës, që partnerët amerikanë mos t’i kenë besuar udheëqësve të institucioneve të Kosovës./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker