Dhurata Çupi përgjigje të prerë mazhorancës: Opozita kërkon të drejtat që i jep Kushtetuta, s’do jemi kartonë të qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur prerë mazhorancës, pas seancës parlamentare të kësaj të enjte e cila u dominua nga protesta e opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale ligjvënësja demokrate shprehet se opozita kërkon të drejtat e saj Kushtetuese të cilat i mohohen nga shumica. Ajo dënon edhe përpjekjet e mazhorancës për ta kontrolluar PD-në, duke shtuar se opozita nuk do të shndërrohet në instrument i qeverisë në Parlament.

Deputetja e PD kujton se Parlamenti ka humbur tashmë të treja funksionet, ndërsa ka shtuar se qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës.

Postimi:

Në një vend demokratik, Parlamenti ka 3 funksione kryesore:

1. Të kontrollojë dhe të sfidojë punën e qeverisë

2. Të hartojë dhe të ndryshojë ligje

3. Të debatojë për çështje të rëndësishme

Të treja keto funksione Parlamenti i Shqipërisë i ka humbur. Sot jo vetëm që nuk jemi më as demokraci funksionale, por qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës.

Në një seancë të turpshme, që nuk respekton asnjë nga funksionet normale të Parlamentit, i kërkova Kryetares së Kuvendit të heqin dorë nga kjo politikë antidemokratike dhe antiopozitare.

Ne kërkojmë të drejtat e mohurara që na takojnë me Kushtetutë! Nuk duam ne që të ushtrojmë forcë, por ne nuk pranojmë të shndërrohemi në kartonë të qeverisë. Është një rrugë e vështirë, por jo e pamundur! Sado e vështirë të jetë, siç i thotë një fjalë e urtë, 3 gjëra nuk fshihen dot. Dielli. Hëna. E vërteta!

Lajmet Dhurata Çupi përgjigje të prerë mazhorancës: Opozita kërkon të drejtat që i jep Kushtetuta, s’do jemi kartonë të qeverisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>