Dhunohet një vajzë në Prizren, Policia ndan detajet
Një grua është dhunuar në Prizren. Viktima sipas Policisë së Kosovës thuhet se është duke vazhduar trajtimin në QKUK.
“Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK, ndërsa njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin”, njofton Policia e Kosovës. /21Media