Detajet e Prokurorisë: Një orë para plagosjes, i dyshuari gjuajti pesë herë në ajër, pasi iu bllokua rruga në Brezovicë

Detaje të reja janë dhënë për rastin e djeshëm në Shtërpcë, ku A.K. dyshohet për plagosjen e dy personave të nacionalitetit serb.

Rasti i cili është kualifikuar si “vrasje në tentativë”, Prokuroria njofton se ka nisur me një mosmarrëveshje verbale.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 06 Janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës “Mossberg” dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit, të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin e Graçanicës, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentative” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti i njëjti dyshohet se një orë para se të ndodhte plagosja ka shtënë pesë herë me armë zjarri, pasi i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Brezovicë, pasi aty ishin një grumbull qytetarësh.

“Rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revolen e markës “Mossberg” shtënë pesë herë në ajër”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë A.K., është i dyshuar për veprat penale, “Vrasja e rëndë në tentative”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Serbët në Shtërpcë bllokuan rrugët mbrëmë si reagim ndaj këtij incidenti. Të njëjtit vendosën edhe një barrikadë, e cila më pas u hoq.

Sulmi ndaj dy personave në fshatin Gotovushë të Shtërpcës – ku të plagosur mbetën një i mitur rreth 11 vjeç dhe një i ri i moshës 21 vjeç – ndodhi të premten rreth orës 15:20.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, duke arrestuar të dyshuarin A.K, 33 vjeçar.

Të njëjtit i kanë konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se është kryer sulmi.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj konfirmoi se i përfshirë në këtë sulm është edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Plagosjen e dy të rinjve serbë e kanë dënuar edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Ata kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!