Detaje të reja për vrasjen e rëndë në Kaçanik: Viktima u gjet i vdekur në veturë, të dyshuarit dogjën makinën e tyre pasi kryen aktin

Vrasja e rëndë në Kaçanik: Viktima u gjet i vdekur në veturë, të dyshuarit dogjën makinën e tyre pasi kryen aktin.

Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmë Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

Nga hetimet e para dyshohet se në drejtim të veturës së tij është shtënë me breshëri plumbash dhe autorët janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Reporteri.

Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet në njoftim të Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës N.C. 48-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!