Detaje nga Policia për vdekjen e gruas në Dragash: Nuk ka pasur urdhër mbrojtës

Policia për vdekjen e gruas në Dragash: Nuk ka pasur urdhër mbrojtës.

Gruaja 67-vjeçare e cila u gjet e vdekur dje në shtëpinë e saj në fshatin Kuk të Dragashit, kishte qenë viktimë e dhunës në familje. Sipas policisë dhuna ndaj S.D., 67-vjeçare, në tetor të këtij viti kishte qenë e formës psikike.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion pasi dyshohet se kishte shenja dhune.

Policia informon se e ndjera “nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar”.

“Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata (gruaja e vëllait) dhe nipi”.

Ndaj saj nuk kishte urdhër-mbrojtës.

Lidhur me rastin nuk ka ndonjë të arrestuar.

Gazeta Express raportoi sot se më 21 dhjetor të këtij viti Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimes dhe djalit të gruas së vëllait për “dhunë në familje”, përkatësisht dhunë psikologjike ndaj viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

Ne ora 12:30, mjeku kujdestar I QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Bazuar ne te dhënat e Policisë për këtë viktime ka qene I hapur vetëm 1(një) rast I :Dhunës në familje” me date 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, raste tjera nuk ka pasur.

Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta.

Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës , sipas familjareve viktima ka pasur problem te shumta shëndetësore ( nuk ka qene në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike).

E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar.

Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata (gruaja e vëllait) dhe nipi.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka marr rastin për hetim të mëtejmë, të cilat kanë ndërmarr dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit. Lidhur me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!