Dështon tentimi i 32-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike.

“Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku para mediave.


Guri: Kurti dhe LVV nuk ka interes ta zhbllokojë këtë situatë

Deputeti i LDK-së, Paris Guri pas dështimit të 32-të të konstitumit të Kuvendit ai tha se është e papranueshme që  për herën e 32-të të mos konstituohet Kuvendi.

Sipas tij LVV nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, derisa shtoi se është jashtëzakonisht shqëtësuese numri i deputetëve të vogël që po marrin pjesë në Kuvend.

“Është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet me u konstitu kuvendi edhe me u zhblloku kjo situatë. Kryeministri në detyrë, LVV përpos që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ata tashmë e kanë parë tashmë nuk kanë interes as në pjesëmarrje në seancën e kuvendit kështu që është jashtëzakonisht shqëtësuese numri i deputetëve të vogël që po marrin pjesë”, tha Guri. /Rahoveci INFO


Kuvendi nuk konstituohet as për 32–tën herë

Kuvendi i Kosovës as për tentimit e 32-të nuk ka arritur të konstituohet.

Në seancën e mbajtur të dielën ishin 75 deputetë në sallë, pro votuan 45, kundër 1, e abstenime s’pati. Seanca e radhës do të mbahet më 17 qershor në ora 10:00.

Seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill.

Për të 24-tën herë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vazhduar me rendin e ditës të cilin e ka përcaktuar vetë, me formimin e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Si në të gjithë herët paraprake, përfaqësues të partive që deri në legjislaturën e shkuar kanë qenë në opozitë, as nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim, duke e pamundësuar kuorumin vendimmarrës. /Rahoveci INFO


Filloi seanca e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Ka nisur seanca e 32-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Kjo seancë është duke u drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe deputetja më re në moshë, Sala Jashari. /Rahoveci INFO


Rashiq: Vija të kuqe për askënd, vetëm parime

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se nuk ka vija të kuqe për askënd.

Rashiq shtoi se ka parime, në një prononcim para mediave para nisjes së seancës së 32-të konstituive.

“Është normale që kryetarin për Kuvend e propozon VV-ja, ka disa muaj që përballemi me këtë problematik, por kur të vijë koha do të flasim. Ne nuk kemi vija të kuqe më askënd, por parime, asgjë tjetër”, tha ai.


Berisha për ngërçin politik: Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale me moskonstituim e bën të ndihet keq dhe bëri të ditur se secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën e tij.

“Asnjëri nuk e ka menduar që do të jetë kaq gjatë, e kaq e pakuptimtë, jemi në një situatë që veç po shihet në çfarë situate është bota ndërsa ne merremi me konsitutimin e Kuvendit. Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam dhe siç duket partive të mëdha po i’u konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, tha Berisha,

Berisha i pyetur për ndonjë takim të ri me partitë politike, ai tha se nuk pasur ndonjë takim.

“ Jo me asnjë, do të thotë ka dy muaj prej kohësh kur ne i kemi filluar diskutimet e para, më nuk ka pasur ndonjë takim edhe si duket për momentin nuk ka qëndrim, nuk ka interesim për me vazhdu”, deklaroi ai. /Rahoveci INFO


Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thotë se varet nga opozita

Deputetja e VV-së, njëherit kandidatja e kësaj partie për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu para fillimit të seancës konstituive ka thënë se gjithçka “varet nga partitë opozitare”.

Haxhiu për 31 herë nuk arriti t’i marrë 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

VV po vazhdon të insistojë në kandidaturën e saj, ndërsa PDK dhe AAK kanë deklaruar që nëse partia e parë ndryshon emrin ata mund të votojnë për Kryeparlamentarin. Në anën tjetër, LDK-ja s’do të votojë asnjë kandidat të kësaj partie.


Guri për ngërçin politik: S’pres zgjidhje të shpejtë të kësaj situate

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret që të zgjidhet shpejt ngërçi në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij tentimi i 32-të për konstituimin e Kuvendit është fatkeqësi.

“Me herën e 32-të me tentu me e zhblloku situatën është fatkeqësi çka është duke ndodhë, mirëpo ashtu siç e dim i takon të parit me dalë prej kësaj bllokade kështu që po presim”, tha ai.

Guri lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik tha se nuk pret të ketë një zhbllokim të shpejtë.

“Ashtu siç e dim kryeministri i Kosovës në detyrë është deklaruar që nuk ka interes populli dhe nuk është çështje në interes për me u zgjidh. Përderisa e kemi një kryeministër i cili e ka një kryemendësi të tillë nuk besoj shumë në një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, deklaroi deputeti i LDK-së. /Rahoveci INFO


Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, lidhur me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje përshkak se se nuk po sheh përpjekje reale për zgjidhje nga kjo parti.

Kadrijaj ka deklaruar se se çdo parti tjetër që do ta synonte postin e kryetarit do të ishte angazhuar më shumë.

“As mend nuk e kemi bërë secila parti që ka synuar ta ketë partitë është angazhuar maksimalisht. Ne nuk po shohim ndonjë angazhim vetëm po shohim që po i pëlqen kjo bllokadë. Shkelin ligje kushtetuese, ende jemi në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, vërtetë nuk ka kuptim në këtë formë po humbet imazhi i Kosovës, nuk ka interes as nga partnerët tanë. Të presim vendimin e gjykatës dhe një reflektim të kësaj partie” u shpreh ajo.


Sot tentimi i 32-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Vazhdimi i radhës i seancës konstitutive do të fillojë nga ora njëmbëdhjetë, raporton KosovaPress.

Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit.

Kujtojmë, vazhdimi i sotëm i seancës konstituive përkon me shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Formimi i komisionit mbikëqyrës për votimin e fshehtë po kundërshtohet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker