Dështimi i reformës zgjedhore, porosia e ambasadorit të BE-së: Të ndiqen rekomandimet e OSBE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një prononcim për mediat nga Shkodra tha se për Reformën Zgjedhore duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE-së.

Ai theksoi se shpreson që partitë të gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, i gjithë procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“Kjo është diçka që më ka shqetësuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE-së dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish. Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet. Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet, që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE-në shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin evropian”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë Partia Socialiste depozitoi në Kuvend draftin e saj të njëanshëm, dhe pa konsensusin e opozitës për mendimet ligjore në Kodin Zgjedhor, duke nënkuptuar kështu edhe dështimin e tryezës së reformës zgjedhore, që u ngrit pak muaj më parë.

Lajmet Dështimi i reformës zgjedhore, porosia e ambasadorit të BE-së: Të ndiqen rekomandimet e OSBE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>