Dëshmia e Rubinit në Hagë, Peci: Kush s’punon me SHBA-në, përfundon në vet-izolim apo në derë të armikut

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar për dëshminë e James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për këtë dëshmi ai tha se nuk është vetëm një dëshmi por është një ligjeratë publike për historinë e Kosovës.

Tutje Peci ka kritikuar qasjen aktuale të pushtetit ndaj Amerikës, duke theksuar se kush nuk bashkëpunon do të përfundojë në vet-izolim apo në derë të armikut.

“Deshmia e James Rubin si deshmitar i mbrojtjes te ish Presidentit Thaci, nuk eshte vetem nje deshmi e thjeshte gjyqesore! Kjo deshmi eshte edhe nje ligjerate publike e dores se pare per historine moderne te Kosoves, lidershipin vizionar te shqiptareve, luften e UCK-se dhe rrugetimin e saj drejte pavaresise! Tani vazhdoni te beni hajgare me masat e SHBA-ve! Kush nuk e cmon dhe s’punon bashke me mikun dhe perkrahesin me te madh, i cili na ka sjelle lirine dhe pavaresine, dhe qe ka investuar me gjenerozitetin me te madh ne shtet-ndertimin e vendit tone, nuk ka rruge tjeter perpos qe te perfundoj ne vete-izolim apo ne dere te armikut!”, ka shkruar Peci në Facebook.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker