Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së.

Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo në një postim në platformën “X”.

Lajmet Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>