Deputetja e LVV-së akuzon Lajçakun, thotë se po e përkrah Serbinë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka hedhur akuza të rënda ndaj emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ajo, në Dukagjin, tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tendencë për ta kthyer në çështje dialogun ka Serbia dhe fatkeqësisht po përkrahet me disa nga përfaqësuesit e politikës së BE-së, në këtë rast nga negociatori i cili ka tendenca t’i qëndrojë prapa qëndrimeve të Serbisë. Po e përsëris, fakti që nesër do diskutohet për dinarin, nuk do të thotë se kjo është temë e dialogut”, tha ajo.

Tutje, ajo nuk i ka quajtur shqetësuese qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së kundër ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Lajmet Deputetja e LVV-së akuzon Lajçakun, thotë se po e përkrah Serbinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>