Deputeti Roth ironizon për dinarin

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të BQK-së për valutën qo do të përdoret në Kosovë. 

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin  të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.

Lajmet Deputeti Roth ironizon për dinarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>