Deputeti i VV-së: Besoj që KFOR-i do t’i largojë barrikdat, por nëse s’e bën këtë e kryen Policia e Kosovës

Bajqinovci: Besoj që KFOR’i do t’i largojë barrikdat, por nëse s’e bën këtë e kryen Policia e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se KFOR’i ka kërkuar kohë që t’i largojë barrikadat.

Por në rast se nuk i largon, ai thotë se këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.

“Nuk mund ta jap datë, por besoj që shumë shpejt do të largohen, e nëse nuk largohen atëherë këtë e bën Policia e Kosovës”, ka deklaruar ai te DPT te Fidani në T7.

Po ashtu Bajqinovci ka thënë se Serbia kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës sesa tani.

“Serbia më kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës, nuk po mbështeten nga populli serb në Kosovë e as nuk po dalin njerëzit në protesta në Serbi”, ka thënë ai.

Ka shtuar se më parë deri në 1 mijë njerëz kanë dalë në një barrikadë, ndërkaq tash nuk janë as 15.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!