Deputetët e opozitës me plan të qartë, bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit, nuk lejojnë socialistët të futen
Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e një seance normale. Deputetët e PD-së kanë bllokuar 5 hyrjet e parlamentit për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë.
Deputeti i PD-së Flamur Noka iu ka kërkuar kolegëve socialistë që të mos provokojnë opozitës. Ai tha se deputetët e opozitës kanë hipur mbi tavolina e kanë përdorur çdo lloj mënyre për të kundërshtuar maxhorancën, por asnjëherë nuk janë shpallur armiq.
Sipas raportimeve kanë bllokuar 5 hyrjet e Kuvendit duke penguar deputetet socialistë që të futen në Kuvend.
Demokratët nuk lejuan të hynte as kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi.
“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka teksa debatonte me deputetin e PS, Frrok Gjini.
“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.
Përplasje pati edhe mes Nokës e socialistit Paulin Skterkaj. Ky i fundit kërkoi nga demokratët të hapej rruga e bllokuar për në sallën e Kuvendit duke i thënë Nokës se po të jetë për muskuj, ata, socialistët “janë më të fortë”.
Kujtojmë se dje 24 deputetë të opozitës u përjashtuan nga Kuvendi pas djegies së karrigeve
Lajmet Deputetët e opozitës me plan të qartë, bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit, nuk lejojnë socialistët të futen >> Rahoveci INFO.