Denoncimi: Pjerin Ndreu i jep tendera miliona euro dhëndrit të Arben Ndokës, i shpallur në kërkim nga SPAK

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.”Eurocompany” shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro.

Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në PD, znj. Genta Vangjeli, në një denoncim publik sot tha se Arian Tuku i arrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

Deklarata

Arian Tuku i arrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.

Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.

Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.

Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë! Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.

Pasi dekriminlizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë. Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!

Lajmet Denoncimi: Pjerin Ndreu i jep tendera miliona euro dhëndrit të Arben Ndokës, i shpallur në kërkim nga SPAK >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>