Demokratët në alarm/ Biden merr vendimin e “rëndësishëm”: Do fle më shumë gjumë!

Presidenti amerikan Joe Biden u tha guvernatorëve demokratë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë sot se një pjesë e planit të tij në vazhdim është të ndalojë planifikimin e eventeve pas orës 20:00. Lëvizje kjo në mënyrë që ai të mund të flejë gjumë më shumë për të përballuar ritmin e aktiviteteve ditore, sipas asaj që raporton CNN.

Njoftimi, i raportuar për herë të parë nga The New York Times, erdhi pasi 81-vjeçari Biden u përpoq të siguronte një grup prej më shumë se 20 liderësh shtetërorë demokratë për aftësinë e tij për të mposhtur ish-presidentin Donald Trump në nëntor dhe për të qeverisur në mënyrë efektive për katër vite të tjera.

Komenti la disa nga guvernatorët në dhomë të irrituar, thanë burimet për CNN.

Sakaq, Shtëpia e Bardhë dhe kampi i Biden nuk kanë komentuar në lidhje me atë që tha presidenti në takimin e zhvilluar.

Joe Biden dukshëm humbi debatin e parë me Donald Trump. Gjatë përballjes së parë televizive, Biden hasi vështirësi në të folur, ngërçe, boshllëqe dhe shpesh herë me fjali pa kuptim. Sondazhet paraprake e nxjerrin Donald Trump me 6 pikë para Biden. Epërsia e Trump erdhi pas debatit të fituar prej tij.

Lajmet Demokratët në alarm/ Biden merr vendimin e “rëndësishëm”: Do fle më shumë gjumë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>