“Delo”: Po lobohet që ish-presidenti Pahor të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po synon ta marrë postin e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi t’i përfundojë mandati Miroslav Lajçakut në fund të gushtit, raporton gazeta sllovene, “Delo”.

Pahor e themeloi institutin privat Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhjetorin e kaluar, kur i mbaroi statusi njëvjeçar si ish-president i Republikës. Misioni i institutit është integrimi i vendeve të rajonit në BE, nxitja e dialogut, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik.

Megjithatë, Delo shkruan se kanë mësuar jozyrtarisht se Pahor, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakeja e tij Tanja Fajon, po përgatitet të përparojë në postin e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për ta zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven ta ndihmonte ish-presidentin slloven në kandidaturën e tij. Gazeta shkruan se vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për këtë pozitë.

Këtu duhet theksuar se për pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor duhet ta paraqesë një kërkesë personale – sipas informacioneve të gazetës sllovene, ai ende nuk e ka bërë këtë – në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, që drejtohet nga socialisti spanjoll Josep Borrell. Mandati i Miroslav Lajçak skadon në fund të gushtit.

Për momentin, procesi i lobimit që Pahor të zë postin e të dërguarit special është në një fazë të ndjeshme.

Një pjesë e lobimit për Pahorin e kryen edhe komiteti këshillues i Institutit Miqtë e Ballkanit Perëndimor. Ai përfshin, ndër të tjera, ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, ish-kryeministrin suedez dhe Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së për Bosnjë-Hercegovinën, Carl Bildt, ish-kryeministren kroate, Jadranka Kosor, ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

Lajmet “Delo”: Po lobohet që ish-presidenti Pahor të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>