Deliu pas kërkesës së VV-së: Më pak punë, më shumë ngërç

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet një herë në javë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren.

“Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës, po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç”, ka shkruar Deliu. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker