Del ekspertiza e vrasjes së Egli Progës në Pogradec
Instituti i mjekësisë ligjore ka nxjerrë ekspertizën pas vdekjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, i cili ndërroi jetë pasi u sulmua nga Denis Meçe.
Sipas akt ekspertizës ligjore, përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
Sipas aktit të ekspertimit shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit ka ardhur si rrjedhojë e hemorragjisë në cipën e trurit dhe hemorragjisë se indit trunor”.
Gjithnjë sipas ekspertizës pas analizës së kryer në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L.
Lajmet Del ekspertiza e vrasjes së Egli Progës në Pogradec >> Rahoveci INFO.