Deklarata e fortë e Samitit të NATO-s: Kina, nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë deklaratën e Samitit të NATO-s, ku evidentohet Kina si nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij” dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes së Rusisë.
Në deklaratë thuhet se kjo rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike.
“Ne i bëjmë thirrje RPK-së, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të ndërpresë çdo mbështetje materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e Ambasadës së SHBA
Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij” dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes së Rusisë.
Kjo rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike. Ne i bëjmë thirrje RPK-së, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të ndërpresë çdo mbështetje materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë.
Kjo përfshin transferimin e materialeve me përdorim të dyfishtë, si përbërësit e armëve, pajisjet dhe lëndët e para që shërbejnë si inpute për sektorin e mbrojtjes së Rusisë. RPK nuk mund të mundësojë luftën më të madhe në Europë të kohëve të fundit pa ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj.
Lajmet Deklarata e fortë e Samitit të NATO-s: Kina, nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës >> Rahoveci INFO.