”Dejona Mihali apo Sami Lushtaku?”, analistët shohin mungesë demokracie në VV dhe PDK

Në “Click” të RTV21, analistët politikë Blerim Canaj dhe Magbule Shkodra kanë diskutuar rreth figurave kyçe që përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje në skenën politike.

Sipas tyre, Sami Lushtaku dhe Dejona Mihali janë shndërruar në figura të ndikimit partiak, duke bërë një krahasim mes tyre. Ata kritikuan qasjen e partive ndaj udhëheqjes dhe mungesën e demokracisë së brendshme.

Canaj: Sami Lushtaku është bërë tabelë qitjeje për secilin. Edhe në komunat tjera është krijuar një perceptim që kur flitet për PDK-në dhe kur duan ta sulmojnë, thonë: ‘A po don me ardhë me të sundu Sami Lushtaku?’ Unë nuk e shoh ashtu ndikimin e tij. Thjesht, Sami Lushtakun e shoh si një figurë që religjioni i tij e sheh shumë të rëndësishëm. Argumenti më i mirë për forcën e tij politike në komunën e tij është beteja me Bekim Jasharin.”

Shkodra: E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vetëvendosjen, ku aty vendos Dejona Mihali me Albin Kurtin.”

Canaj: Nuk mund ta krahasosh Sami Lushtakun me Dejonën. Nëse më pyet: ‘A është më mirë të të udhëheqë Dejona Mihali apo Sami Lushtaku?’

Shkodra: Më mirë të kemi demokraci. Në Vetëvendosje, ministrat dhe anëtarët e partisë nuk mund të publikojnë as statuset e tyre pa një vulë të Dejona Mihalit.”

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker