Daut Haradinaj thotë se Kurti po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e manastirit dhe e humbi shansin për anëtarësim

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se qeveria e Kosovës po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e Manastirit të Deçanit, ndërkaq e humbi shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se humbja e momentumit për anëtarësim në Këshillin e Evropës është humbje e madhe.

“Humbja e momentumit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, është një humbje e madhe. Për çudi qeveria tash zotohet se do e dërgojnë brenda një jave draftin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese. Pra, me një fjalë edhe Zajednicën edhe tokat ju dhanë Manastirit, ndërkaq e humbëm shansin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Çfarë logjike primitive e këtyre amaterëve është kjo!?”, ka thënë Daut Haradinaj.

Lajmet Daut Haradinaj thotë se Kurti po e jep edhe Asociacionin edhe tokat e manastirit dhe e humbi shansin për anëtarësim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>