Daut Haradinaj kujton rënien heroike të Jasharëve

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar rënien heroike të Jasharëve.

Ai fillimisht u shpreh se Nata e Zjarreve simbolizon shpërndarjen e luftës në gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Haradinaj i cili ishte komandant në zonën e Dukagjinit, u shpreh se për vrasjen e familjes Jashari, e kishin kuptuar disa ditë më vonë.

“Njëra prej ngjarjeve sonte që festohet është Nata e Zjarreve që simbolizon edhe shpërndarjen e luftës në gjithë Kosovën”.

“Ne nuk jemi dalë keq në ato ditë, por nuk kemi pasur informatë të saktë se çfarë ka ndodhur, tek pas disa ditësh, ndoshta kah data 10-15 kur kam rënë në kontakt të parë me Mujën dhe disa figura të zonës, na kanë njoftuar që edhe Ademi edhe Hamza edhe plaku i tyre, Shabani edhe familja pothuajse në përgjithësi janë vrarë”, u shpreh Haradinaj.

Lajmet Daut Haradinaj kujton rënien heroike të Jasharëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>