Dashuria e shqiptares me marokenin kthen në përleshje një fejesë në Itali

Një fejesë është bërë shkak për një përleshje masive mes dy familjesh në Itali. Mediat vendase raportojnë se sherri ka nisur pasi një 18-vjeçare shqiptare ishte lidhur me 21-vjeçar marokien. Mirëpo, kjo lidhje nuk është miratuar dhe është kundërshtuar ashpër nga familjarët e vajzës shqiptare.

Përplasja ka nisur pasi vajza kishte dalë xhiro me motrën dhe partnerin e saj dhe papritur kanë hasur me disa të afërm të saj. Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë. Gjithashtu dhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij.

Më pas kanë ndërhyrë dhe anëtarë të tjerë të familjes së vajzës, duke përfshirë një 32 vjeçar, i cili dyshohet se nxori një thikë. E reja ka denoncuar në polici të afërmit e saj, duke thënë se ka marrë shpesh kërcënime për gjashtë muaj. Më pas, vajza u kthye në Shqipëri duke i dhënë fund fejesës. /abcnews.al

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!