Dardanët presin këto kombëtare për miqësore

Federata Kosovare e Futbollit ka arritur marrëveshjen që “Dardanët’ të luajnë tri ndeshje miqësore.

Më 22 mars, Kosova do të luajë kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa 4 ditë më pas do të ndeshet me Hungarinë në Budapest.

Miqësorja e tretë do të luhet më 5 qershor kundër Norvegjisë në Oslo.

Institucioni kosovar i futbollit po vazhdon punën që të përcaktojë edhe një tjetër miqësore në qershor, ndërsa ka përparuar në bisedime.

Miqësoret do t’u shërbejnë dardanëve që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë për kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Është vendosur që sfidat të luhen në transfertë, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” po rikonstruktohet. Federata ka vendosur që të ndërrojë barin e fushës

Në kualifikueset e Euro 2024 ekipi zhgënjeu me paraqitjet e bëra, ndërsa ende nuk është përcaktuar trajneri i ri i kombëtares.

Më 8 shkurt “dardanët” dhe Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2024/2025.

Lajmet Dardanët presin këto kombëtare për miqësore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>