“Dardanët”: Erjoni iku herët, por ka lënë prapa një boshllëk
Tifogrupi “Dardanët” kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit të Vushtrrisë Erjon Morina.
Në reagimin e tyre ndër tjera kanë shkruar se Erjoni iku herët, por ka lënë prapa një boshllë.
‘Më keq se kaq nuk mund të niste kjo ditë. Përkundër lutjeve tona që Zoti të na kthejë Morinën nga gjendja në të cilën ishte tash e sa javë, duket se ai e deshi më shumë. Erjoni iku herët, por ka lënë prapa një boshllëk, dhe jo vetëm për familjen e tij. Ngushëllime komunitetit futbollistik, teksa shpirti i tij i njomë u prehtë në paqe!”, thuhet në reagimin e tifogrupit “Dardanët”./21Media