Dardan Molliqaj: Kosova do duhej ta largonte Kurtin, një polic është plagosur në aventurat e tij

I pyetur se a do duhej të hiqte Policia e Kosovës barrikadat në Veri, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova do duhej të largonte Kurtin

Molliqaj ka thënë në Debat Plus se është Kryeministri i Kosovës ai i cili për “aventura politike” po i rrezikon qytetarët e Kosovës.

“Kosova ish kanë dasht me hjekë kryeministrin se ky Kryeministër është duke na sjellë problem të mëdha dhe dëme të mëdha. Edhe po na e bjen Asociacionin, edhe spo e bjen njohjen edhe po na e rrezikon jetën e njerëzve atje. Një polic është plagosur për aventurat e Albin Kurtit. 11 policë janë duke qëndruar në pikën kufitare jo siç po thojnë deputetët e LVV-së se janë betu. Shihe ti, janë betu, këtyre ju kujtu se tash janë betu. S’kanë betu tanë jetën policët për me e mbrojtë shtetin…tha nuk lëshoj pe për targat, lëshoi pe për targat, i qojë policinë tha kanë me u mbajtë zgjedhjet, i qojë atje i rrezikoi stafin civil të KQZ-së, i shtyu zgjedhjet. Tha kam me i hjekë barrikadat, spo i hjek barrikadat”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas tij, barrikadat janë mundësuar nga vet kryeministri Albin Kurti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!