D’Alema: Aty ku synonte Ibrahim Rugova, jemi larg stabilitetit ballkanik

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ka folur për kujtimet dhe miqësinë që kishte me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. D’Alema në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, kujtoi disa momente shumë të rëndësishme të çlirimit të Kosovës.

Ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema ka theksuar se sëmundja e hershme e ndaloi Rugovën që ta shpallte pavarësinë më 17 shkurt 2008.

“Kam kujtime të mira për përpjekjet që Rugova i bëri për statusin përfundimtar të Kosovës. Unë isha në qeveri, jo si kryeministër por si zëvendës, dhe ministër i Punëve të Jashtme. Dhe Italia ishte zgjedhur si vend jo i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ban Ki Moon në atë kohë e kishte caktuar datën 10 dhjetor si afat kur duhet të mbaronin negociatat. Dhe në dhjetor ishte radha e Italisë që ta udhëhiqte presidencën e Këshillit të Sigurimit. Ai donte personalisht të merrte pjesë në seancë për të bërë thirrje përkrahjen për pavarësi. Por, kjo u pamundësua nga nacionalizmi i lartë i Serbisë që nuk i pranonte faktet, por nuk mund ta shtyente pafundësisht këtë gjë”, ka deklaruar ai.

Ish-kryeministri italian ka theksuar se sot jemi larg synimit dhe stabilitetit ballkanik ku synonte Ibrahim Rugova.

Massimo D’Alema, ka evokuar një kujtim interesant rreth Ibrahim Rugovës.

Ai ka thënë se shqetësimi kryesor i ish-presidentit Bill Clinton ishte se Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-së.

“Shqetësimi i Klintonit ishte se pacifisti Ibrahim Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-së. Më pas, nga një konferencë në Romë, Rugova falënderoi NATO-në që mbrojti popullin e tij, e kujtoj Clintonin që i thash, Bill duhet ta falënderosh Rugovën sepse unë nuk bëra asgjë për ta bindur atë”, ka theksuar ai.

Lajmet D’Alema: Aty ku synonte Ibrahim Rugova, jemi larg stabilitetit ballkanik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>