Dafina Zeqiri sjellë dhuratën për fansat e saj

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e saj më të ri të titulluar “The Absolute Vol.1“.

Me këtë album Dafina për fansat e saj ka sjell 7 këngë, ku tri nga to janë bashkëpunime dhe katër janë këngë solo, shkruan Rahoveci INFO.tv.

Kënga e parë e këtij albumi është solo e titulluar “The Absolute Intro” e cila 9 orë pas publikimit ka grumbulluar më shumë se 13 mijë shikime.

Ndërsa këngët e tjera solo të këtij albumi artistja i ka titulluar “GO, GO, GO“ e cila ka grumbulluar më shumë se 11 mijë shikime, “Ku Ma Le Forcen“ me 8.1 mijë shikime dhe “Ikona“me 6.2 mijë shikime.

Pjesë e albumit janë edhe bashkëpunimi me Elinel “Interes“ me 19 mijë shikime, bashkëpunimi me Mc Kresha “Luj“ me 23 mijë dhe bashkëpunimi me Vig Popa ” Putain“ me 21 mijë shikime.

Këngët janë publikuar në kanalin zyrtar të artistes në Youtube.

Për tekstin e këngëve, kryesisht është kujdesur vetë Dafina në bashkëpunim me Elinel, melodia nga vetë artistja dhe prodhimi gjithashtu nga Dafina në bashkëpunim me Deard Sylejmani.

Kujtojmë se, albumi i fundit i artistes është publikuar 2 vite më parë me titullin “Dafinë Moj”./21Media

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>